· Nuk është më viti 1924 / Korrigjohet data e themelimit të fabrikës së parë të cigareve në Durrës e Shqipëri
DURRËS, 3 qershor 2015 – Specialisti më mirë, më i vjetër dhe më i shkolluar për duhanet-cigaret në Durrës dhe Shqipëri, ka qenë Shefqet Metani.
Në arkivin e bashkisë së Durrësit është zbuluar një foto e vitit 1921, që ridaton kohën e themelimit të fabrikës “STAMLES”, nga viti 1924, tre vjet më herët. Në plan të parë është Shefqet Metani “teknik duhani”, sikurse shkruhet prapa fotos. Në moshën 18-vjeçare Metani sapo kishte përfunduar një shkollë të mesme në Selanik të Greqisë, ku mori dhe dëshminë e teknikut të duhanit. Të kishte shkollë të mesme në vitin 1921 në Durrës, por edhe në vend, ishte diçka e rrallë. Si i mirarsimuar Shefqeti ishte në pararojë të modernizimit të teknologjisë së duhanit, derisa arriti të ishte dhe njeriu që iu besua përgatitja jashtë serie e cigareve për diktatorin komunist Enver Hoxha. Sekretin e përzierjes së duhaneve për udhëheqësin nuk ia tregoi askujt, duke e marrë me vete në botën tjetër.
Në pjesën e pasme të fotos janë shënuar dhe emrat e Kost Boshnjakut me ndajshtimin “greku i harmanizimit” dhe të themeluesve të fabrikës se parë duhan cigareve në Shqipëri 1921 Durrës: Kiço Koçi, Andon Boshnjaku, Lele Koçi, Vasil Koçi, Qendro Haxhi.
Shënim: Fotoja është mirësjellje e Shpëtim Shefqet Metanit, sekretar i shoqatës “Durrësi”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/