3 qershor 2015 – Pas arrestimit të mësuesit abuzues në Divjakë, është shënuar një tjetër rast i ngjashëm ditën e sotme.

I radhës vjen nga qyteti i Korçës, ku është arrestuar 80-vjeçari Ilia Kovaçi, pasi ka kryer veprime të turpshme me 12-vjeçaren me iniciale A.E.

Pensionisti ka kryer veprime të turpshme me 12-vjeçaren teksa ndodhej e vetme në banesën e tij, dhe e mitura ka arritur të largohet dhe më pas u ka treguar prindërve për atë që kishte ndodhur.

Ndërsa, rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë se ndaj vajzës së mitur nuk ka pasur abuzim seksual.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/