Ish-ministrja Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste një mocion për hapjen e partisë, pasi e pati paralajmëruar këtë dhe më pas vetë kryeministri Rama e pati përmendur në një nga daljet e tij publike.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Spiropali, e cila u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu lidhur me kohën kur do të ndërmerrte hapat për të trajtuar problematikat e ngritura.
“Ia kam dorëzuar sot”, mësohet të jetë përgjigjur Spiropali.
Dorëzimi i mocionit vjen pas deklaratave të shumta publike të ish-ministres për një proces hapjeje dhe diskutimi brenda Partisë Socialiste, me synim përfshirjen më të gjerë të anëtarësisë dhe adresimin e shqetësimeve të shfaqura gjatë periudhës së fundit.
Detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e mocionit dhe propozimet konkrete pritet të bëhen publike gjatë zhvillimeve të ardhshme në Asamblenë e PS.





