3 qershor 2015 – Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Në pranga ra adoleshenti Aldo Ndoci, banues në Laç, Kurbin.
Sipas policisë, 19-vjeçari i ka vjedhur me dhunë një varëse floriri që mbante në qafë shtetases M. Sh., 25 vjeçe, banuese në lagjen nr. 14 Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e kishës Shna Ndou në Laç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/