1 qershor 2015 – Ndërsa Dako e quan Dumën si kandidate që mbetet në qendër të Durrësit, vetë ajo ka folur për Durranën, (bashkimi i Tiranës me Durrësin). “Resurset natyrore janë në zonat që lidhin Durrësin me Shijakun, Xhafzotajn e Vorën, por që nuk kanë një unifikim shërbimesh dhe zhvillimi ekonomik. Do të ketë tregje rajonale dhe vitrine të produktit agroushqimor të cilat do të bëjnë bashkë turizmin, bregdetin dhe produktin e komunave të Durrësit, të cilat ofrojnë shumë mundësi zhvillimi. Kodrat e këtyre komunave, që sjellin dhe bashkimin e Tiranës me Durrësin, që ne i kemi quajtur Durrana, do mirëmbahen, do të shtrohen edhe rrugët e do të shndërrohen në një ballkon për Durrësin”, tha Duma në emisionin e Ilva Tares.
Sipas saj, në Durrës ndërtimet nuk do të jenë më horizontale, por vertikale që krijojnë pamje në det.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”