1 qershor 2015 – Një ditë pas vendimit të PD-së për tërheqjen nga gara të kandidatit të saj në Këlcyrë, Gentian Muhameti, ambasada amerikane në Tiranë përshëndet këtë vendim. Përmes një postimi në Tëitter, ku nuk përmendet emri i kandidatit, sipas Lapsi.al, thuhet se, “SHBA përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe  partive të tjera mbi dekriminalizimin si dhe mbështet përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Në kërkesën zyrtare që Lulzim Basha i ka dërguar KQZ-së për ç’regjistrim të kandidatit të saj në Këlcyrë, nuk përmenden arsyet e këtij vendimi të opozitës. Nga ana tjetër, as kandidati Muhameti nuk ka dijeni për një kërkesë të tillë të bërë nga partia e tij. Për momentin nuk ka shumë të dhëna publike rreth të shkuarës së kandidatit të PD-së.