1 qershor 2015 – Mëngjesi i së hënës e gjeti qendrën e Durrësit të bllokuar nga forcat e Gardës së Republikës dhe të policisë. Durrsakët, që po përpiqeshin të kuptonin arsyen e bllokimit,u lehtësuan kur panë Kryeministrin Rama në sheshin ‘Liria’ të përuruar pak ditë më parë.
Kryeminsitri kishte ardhur në shesh për të xhiruar spotin elektoral. Kryebashkiaku Dako si “zot” shtëpie kishte dalë në shesh për ta pritur Kryeministrin dhe për të ofruar çdo ndihmë të mundshme për të dalë me sukses xhirimi i spotit.
Kryeministri Rama ishte veshur si “yll” roku i fundit të viteve 80-të. Ai mbante një palë xhinse të kombinuara me T-shirt me motive dhe një xhaketë ngjyrë rozë në vishnje. Me sfondin me palma, shatërvanë e pllaka të bardha sheshi dhe Kryeministri, të krijonin përshtypjen e një zhvendosjeje në kohë, një zhvendosje në shekullin e XXI të “La Grandezza Romana” të shekullit të kaluar. Tashmë po zbulohet gradualisht edhe qëllimi kryesor i mega-projektit kryeministror të rivitalizimit të shesheve të trashëguara nga socializmi në një dyzinë qytetesh shqiptare. Sot në Durrës, Kryeministri në shesh të kujtonte “Il Cavalliere” duke pozuar në sfondin e Harkut “Arco dei Fileni” një shekull më parë.
Xhirimi i spotit u bë nën mbikëqyrjen e afërt të z. Endri Fuga, i cili ështësi të thuash “Cari” i marëdhënieve me publikun pranë Kryeministrit Rama. Në këtë xhirim spoti, ra në sy një regjizor i huaj jo më shumë se 20-22 vjeç. Mëkat, të paguash një thuajse adoleshent të huaj, kur ne shqiptarët kemi regjizorë të nivelit botëror, si psh. miku i Kryeministrit Rama, i mirënjohuri Gjergj Xhuvani.
Pasi mbaruan xhirimet në shesh, Kryeministri Rama i shoqëruar nga Kryebashkiaku Dako shkoi në drejtim të kompleksit ende të papërfunduar “I Love Durrës”, për të vazhduar xhirimin e skenave të tjera nga spoti elektoral.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/