1 qershor 2015 – Fretërit domenikanë të Maltës kanë hapur 4 llogari bankare në La Vllete të Maltës për të mbledhur ndihma monetare në dobi të nevojtarëve në Durrës.
Fretërit domenikanë kanë mbi 15 vjet, që punojnë në periferi të Durrësit në zonën e quajtur Lagja Mirdita. Ata kanë ndërmarrë këtë fushatë për mbledhje ndihmash, sepse duan të ngrenë një qendër pastorale-komunitare në këtë periferi të Durrësit me qëllim që krahas shërbesave fetare të ofrojnë edhe përkrahje sociale për komunitetin e banorëve katolikë të zonës.
Qendra, ndonëse ende e papërfunduar, ka filluar pjesërisht veprimtarinë e vet në dobi të komunitetit.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/