31 maj 2015 – Berisha e ka bërë thuajse ritual shëtitjen buzë detit në bregun përballë vilës së tij në Gjirin e Lalzit.
Një grup të rinjsh, të cilët ndodheshin në bregun e detit, kanë menduar të reagojnë kur në sfond u është shfaqur ish-kryeministri dhe bashkëshortja e tij.
Reagimi ka qenë vërtet interesant.Të rinjtë kanë menduar të këndojnë “Internacionalen”, ndoshta për t’i kujtuar Saliut rininë.
Por, ky i fundit është ndier i provokuar. Ai ka ngritur dy gishtat lart, dhe të rinjtë nuk duken dhe aq miqësorë me të. Ata kanë bërtitur më pas “Poshtë klasa politike” dhe kanë ngritur grushtet, madje disa edhe gishtin e mesit në drejtim të Berishës, shkruan “Dita”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/