31 maj 2015 – Një grua 71-vjeçare është revoltuar sot në takimin elektoral të kandidatit të djathtë për Tiranën, Halim Kosova, për çështjen e banesave sociale. Duke kërkuar që të marrë zgjidhje problemi i saj për një banesë sociale, pasi është e pastrehë, Sadete Osmani ka treguar se i ka shkruar edhe një letër kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e ka kaluar këtë çështje te Bashkia e Tiranës. Më pas ajo kërcënon se do të hyjë me forcë te Këshilli Bashkiak.

“I kam bërë thirrje Edi Ramës që të mbledhë Këshillin Bashkiak, se jemi njerëz të varfër dhe po presim për një shtëpi. Edi Rama për 11 vjet nuk e zgjidhi problemin tim. Do shqyej derën dhe do hyj brenda”, është shprehur me nota revolte qytetarja 71-vjeçare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/