31 maj 2015 – Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një interviste në emisionin “Oktapod”, ka rrëfyer prapaskenat e rrëzimit të Fatos Nanos nga pushteti në vitin 2005, duke tentuar të paraqesë Edi Ramën dhe Erion Veliajn si bashkëpunëtorë të tij, gjithashtu dhe me ndihmën e Mustafa Nanos dhe Andrea Stefanit.

“Erion Veliaj është kandidati me falls, që nuk është ai që hiqet. Pse është nën 15 për qind e kuotës së Partisë Socialiste? Sepse kanë një ndërgjegje politike socialistët. Socialistët e dinë shumë mirë që ai i rrëzoi nga pushteti në bashkëpunim me Sali Berishën. Po marr këtë njëherë. Futuni në arkivë dhe do gjesh sheshet e Tiranës të mbushur më militantë të PD-së duke brohoritur Erion Veliaj, dhe Andrea Stefani…edhe Muç Nano midis tyre”, ka rrëfyer Berisha në emision.

I pyetur nga gazetari, nëse është penduar për këtë bashkëpunim, ish-kryeministri përgjigjet me "Jo", pasi kjo ka ndodhur sepse kështu donte Edi Rama.

/S.L. agjencia e lajmeve ‘Dyrrah”/