30 maj 2015 – Vijnë frytet e para të takimeve mes kryeministrit Rama dhe atij serb, Vuçiç. Brenda dy javësh pritet që të nënshkruhet mes tyre protokolli për realizimin e projektit të autostradës Durrës-Nish. Lidhja e portit më të madh në Ballkan me Serbinë që pritet të realizohet në të ardhmen është konfirmuar nga ministrja serbe e Infrastruktrës Zorana Mihajlovic. Sipas saj, projekti do të ndjekë linjën: Nish-Merdare–Prishtinë-Tiranë–Durrës dhe do të kushtojë rreth 1 miliard euro. Mësohet se konfirmimi do të bëhet në gusht, në takimin që do të mbahet në Vjenë.

Pas këtij lajmi, mediat kosovare kanë ngritur pyetjen nëse do të jetë dhe Prishtina zyrtare pjesë e marrëveshjes. Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Aleksandër Vuçiç i dha dorën homologut kosovar, Isa Mustafa.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”