30 maj 2015 – Porto-Romano mund të quhet zona më e nxehtë e Durrësit nga problemet që ajo mbart. Mbeturinat urbane që digjen aty krijojnë ndotje të pamasë për banorët që kanë ndërtuar përreth, por dhe për vetë qytetin e Durrësit. Ditën e sotme, dy kandidatët për Bashkinë e Durrësit, socialisti Vangjush Dako dhe Grida Duma e PD-së u përqendruan në Porto-Romano, duke bërë premtimet që mund t’u sigurojnë dhe votat e banorëve.

Nga ana e saj, Duma këmbënguli te ndotja. Ajo u shpreh se do të ndërtohet një impiant modern i përpunimit dhe riciklimit të plehrave ç’ka do të mbrojë Durrësin nga ndotja e madhe dhe do të hapen vende pune.

Ndërsa Dako në Porto Romano tha se kjo zonë do të urbanizohet plotësisht. Kandidatin socialist e mbështeti dhe Ministria e Zhvillimit Urban, ku u premtua hapja e shumë vendeve të punës, pas shpalljes si zonë të lirë ekonomike të Spitallës, 1 km nga Porto-Romano.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”