29 maj 2015 – Policia e Durrësit mohoi sot akuzat e PD-së për incidentin në Kullë. Sipas burimeve zyrtare të policisë deklarohet se, në lidhje me dhunën ndaj dy punonjësve të Ndërtomores së Bashkisë Sukth, më 27 maj, janë shpallur në kërkim dy shtetas: G.D. dhe B.K. “Mbi bazën e deponimeve të marra rezulton se të vetmit persona që kanë ushtruar dhunë fizike janë këta. Ndërsa siç pretendon zyrtari i PD-së, për përfshirjen në konflikt të Berti Hoxhës, ky i fundit, mbi bazën e dëshmisë së personave të lënduar, vetëm ka debatuar më herët me ta, por nuk është përfshirë në konflikt fizik.”

Më herët, deputeti demokrat, Edmond Spaho, denoncoi Hoxhën, duke e akuzuar si dhunues i drejtpërdrejtë, ndërsa kishte mbështetjen e kryebashkiakut të Durrësit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”