29 maj 2015 – Një deklaratë në formë trakti, me logon e komunës Gjoricë në Dibër është shpërndarë sot. “Në emër të popullit të Gjoricës kemi me ju … nëse nuk do i mbani premtimet gjatë kësaj fushate. Duam ujë e mos i vidhni votat me një thes miell”. Deklarata në fund mban nënshkrimin “populli i Gjoricës”. Nga ana e komunës Gjoricë, që me ndarjen e re territoriale i bashkohet Bashkisë Bulqizë është mohuar që të ketë lidhje me këtë deklaratë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”