28 maj 2015 – Është shndërruar si një legjendë urbane akuza e ish-kryeministrit Sali Berisha për deputetin socialist të Librazhdit, Taulant Balla. Në çdo seancë parlamentare dhe pavarësisht nga tema e ditës, Berisha i drejtohet Ballës me fjalët: Ti ke përdhunuar të sëmurën me SIDA. Je i vetmi në parlament që akuzohet për përdhunim. Unë jam mjek dhe nuk e nxjerr emrin e të sëmurës. Berisha akuzoi disa ministra të lidhur me afera në kontrabandën e ilaçeve, debat i cili përfundoi në akuza të ndërsjella mes palësh.
Nga ana e tij, deputeti Balla iu drejtuar Berishës se ishte ai që u përdhunua më 23 qershor nga shqiptarët.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”