DURRËS, 27 maj 2015 – Sikurse është bërë e ditur, Spitali Rajonal publik Durrës (SRD) është pjesë e Programit “Ipa Adriatic” dhe po zbaton në mënyrë të suksesshme projektin AdriHelathMob “Për një shëndet të sigurt gjatë udhëtimit”. Pas takimit të mbajtur në Tiranë, konferenca e radhës në Kroaci ka mbledhur përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse në projekt. Delegacioni shqiptar i SRD-së përfaqësohet nga drejtorja Ardiola Frashëri, zëvendësdrejtorja Fatbardha Reka dhe përfaqësuesi i projektit Florian Bilali.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/