27 maj 2015 – Pak para nisjes për vizitën e tij zyrtare në Tiranë, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për median serbe “Kurir”, ku kërkon të përcjellë idenë se e kaluara dhe inatet mes dy vendeve janë hedhur pas krahëve, lidhur me incidentin në stadiumin e Beogradit dhe deklaratat për Shqipërinë Etnike, pavarësisht se nuk e mbështet një gjë të tillë.

I pyetur nëse do përmendet gjatë takimit deklarata e Ramës për Shqipërinë e Madhe dhe për pavarësinë e Kosovës, ai thotë se nuk do të vijë për të provokuar.

Vuçiç theksoi gjithashtu se Serbia dëshiron marrëdhënie dhe komunikim të mirë me Shqipërinë.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/