DURRËS, 26 maj 2015 –  “Mbetjet urbane dhe të ujërat e zeza rrezikojnë të ndikojnë në sezonin turistik në qytetet bregdetare të Shqipërisë, sidomos në Durrës, tha një media shqiptare të hënën [më 25 maj 2015]”, shkruan gazeta kineze në gjuhën angleze “Shanghai Daily”, që ka një audiencë të madhe(riatdhesuarit që jetojnë në Shanghai, vizitorë të huaj, kryesisht investitorë dhe turistë të huaj në Shangai, dhe punonjës administratash që dinë anglisht. Është vetmja gazetë në gjuhën angleze që botohet shtatë ditë të javës në Kinë).

Në fakt, burimi i njoftimit është agjencia qeveritare e lajmeve HSINHUA, e cila ka korrespondent në Tiranë. Kjo do të thotë se lajmi ka destinacion 1 miliard kinezë dhe lexues në gjuhë të ndryshme në mbarë botën. Pekini zyrtar thotë se, “sipas së përditshmes “Panorama”, vizitorët në Durrës u ankuan për ndotjen e detit. Ata thanë se niveli i ndotjes është i lartë dhe ajo do të rritet në qoftë se autoritetet nuk do të ndërmarrin masa administrative”. Qeveria kineze ka paralajmëruar kështu shtetasit e vet dhe të huajt të mos vijnë për pushime në Shqipëri, kur këtë e thonë mediet vendase me gojën e tyre. 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/