26 maj 2015 – Fiks pas 19 vitesh, deputeti socialist Erion Braçe ka kujtuar sot përmes një fotografie, 26 majin e vitit 1996, kur opozita u rrah në Tiranë.
Braçe shfaqet me shenja gjaku në fytyrë dhe me këmishë të shqyer, duke akuzuar për këtë si përgjegjës Sali Berishën.
“26 maj 1996!! Berisha, shihe krimin tënd në fytyrën time!! (e shkruar më 27 maj në Zëri i Popullit)
Jo për vete;
Si homazh,
Për çdo socialist te Beratit, Kuçovës, Poliçanit, Skraparit,
zonës sime të parë elektorale;
Aktivistë, anëtarë të PS-së, komisionerë,
burra e gra, djem e vajza të masakruar për votën e lirë!!
Por edhe për Bujar Nishanin;
Presidentin e sotëm që në mënyrë të njëanshme e partiake flet për votën e lirë!!
Partia e tij, simboli i dhunimit të votës së lirë!!”, shkruan Braçe në Facebook.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/