25 maj 2015 – Serxhio Daja është rasti tipik i shqiptarit, që shkoi refugjat në Itali, që fëmijë. Ai iu përshtat më së miri mënyrës së jetesës italiane. U shkollua në Universitetin e Tor Vergatës, ku kreu dhe masterin shkencor në shkencat komjuterike. Serxhio bashkë me tre miq italianë, që të gjithë të moshave 25-30 vjeç kanë ngritur një firmë të tipit Start up (rishtare) të specializuar për formulimin e softeve të aplikacioneve për telefonat celularë. Aplikacioni i shpikur nga Daja dhe tre ortakët e vet italianë quhet “Hangound.” Katër “musketierët” italo-shqiptarë kanë themeluar një kompani në Londër të quajtur “Hangound LTD”, e cila po rezulton shumë e suskseshme në tregun anglez. Kjo firmë është seleksionuar si një nga 200 firmat start up më të suksesshmet në botë. Kompania në qershor do të marrë pjesë në “Collison Conference” në Las Vegas.
Serxhio Daja është shqiptari tipik i kategorizuar nga italianët si Albanesi brava gente (Shqiptarët njerëz për së mbari).