25 maj 2015 – Bashkimi Europian ka reaguar për mosmarrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me kërkimet për naftë në Detin Jon.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, deklaroi se bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë të një rëndësie të madhe.

“BE-ja nxit normalizimin e marrëdhënieve, si dhe i mbështet vendet në rrugën e tyre drejt BE-së. Bashkëpunimi rajonal dhe pajtimi janë me shumë rëndësi. Inkurajojmë autoritetet për bashkëpunimin e pajtim”, u shpreh Koçijançiç.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/