25 maj 2015 – Horoskopi ditor, 25 maj 2015

Dashi

Do jeni me te organizuar sot juve qe jeni ne një lidhje dhe gjerat do ju ecin me se miri me partnerin. Do ndiheni gati te hidhni edhe hapa te rëndësishme me te. Beqaret do fillojnë një lidhje mjaft pasionante e cila do i beje ta dashurojnë me tepër jetën. Ne planin financiar do keni mbështetjen e yjeve ne çdo moment dhe gjerat kane për t'iu ecur me se miri.

Demi

Do ruani një komunikim te mire sot me atë qe keni ne krah dhe do kënaqeni pa fund. Gjithçka do ece si keni dashur gjithmonë. Beqareve do ju rrahe zemra shume fort sepse gjithçka do ju ece ashtu si ata kane dashur. Nuk do ndihen me te vetmuar si me pare. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do arrini t'i shlyeni te gjitha borxhet qe keni marre me herët.

Binjakët

Do përgatisni një surprize te madhe sot ju qe jeni ne një lidhje dhe do e bëni partnerin te ëndërroje gjithë kohës. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene ne humor dhe do i pranojnë disa ftesa qe do ju bëhen. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete negativ. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe situata do përkeqësohet.

Gaforrja

Jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje te vogla gjate kësaj dite, por gjithsesi ju do keni durimin dhe këmbënguljen e duhur për t'i zgjidhur. Ne mbrëmje do jeni me te qete. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe me mundësi te mira për takime. Shfrytëzojeni sa te mundni. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri prandaj do jeni te qete edhe kur te shpenzoni.

Luani

Nuk do keni për çfarë te qaheni sot juve qe jeni ne një lidhje, përkundrazi do përjetoni emocione pa fund ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret nuk do mendojnë aspak për te krijuar një lidhje, por papritur një person i veçante do i beje te përhumben. Ne planin financiar do dini si t'i menaxhoni ato para qe keni dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Virgjëresha

Dite e ngrohte dhe plot diell kjo për te dashuruarit. Shprehni çdo ndjenje dhe çdo ide qe te keni për jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire dhe te plotësuar. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nuk do ju pëlqejë aq shume sa për te filluar një lidhje. Gjendja e financave do varet tërësisht prej sjelljes suaj. Po shpenzuat kuturi do përballeni me vështirësi shume shpejt.

Peshorja

Planetët do ua rizgjojne sensualitetin dhe romanticitetin gjate kësaj dite. Do përkujdeseni me tepër për atë qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Beqaret do kenë një dite te zakonshme, por edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë miqtë nuk do i lënë te mërziten. Me financat tregohuni sa me te matur te paktën edhe për disa dite sa te stabilizohet gjendja.

Akrepi

Mos u tregoni despotike sot me atë qe keni ne krah sepse ne një moment apo ne një tjetër partneri do ju thotë gjera qe mund t'iu lëndojnë pa mase. Beqaret mire do jete te tregohen te arsyeshëm dhe jo te ëndërrojnë me shume sesa duhet. Vetëm kështu nuk do e lëndojnë veten. Me shpenzimet nuk do bëni aspak kursime dhe gjendja do behet problematike.

Shigjetari

Mos kërkoni me shume pavarësi nga sa duhet sot ju qe jeni ne një lidhje dhe mundohuni te toleroni me tepër nga zakonisht. Ne këtë mënyrë gjerat kane për te ecur me mire. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do pranojnë çdo ftese qe do ju behet. Për financat do jete një dite e pafavorshme. Kërkoni ndihme dhe mbështetje para se te jete shume vone.

Bricjapi

Bashkëpunimi ne çift do përmirësohet disi sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do qëndroni me gjate pranë partnerit dhe do flisni edhe për disa gjera qe nuk ju kane pëlqyer se fundmi. Beqaret do fillojnë menjëherë një lidhje pasionante e cila do i beje te ëndërrojnë pa fund. Ne planin financiar do përballeni me probleme serioze nga te cilat nuk keni për te dale lehtësisht.

Ujori

Do kaloni çaste te lumtura sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni si ne ëndërr. Te dy do e harroni te shkuarën e zymte dhe do mendoni vetëm, për ditët qe do vijnë. Beqaret do afrohen shume me dike, por nuk duhet te nxitohen nëse nuk duan te zhgënjehen. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet dhe do mund te kryeni disa investime me tepër.

Peshqit

Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do ja kaloni këndshëm me atë qe keni ne krah. Secili mund te përgatisë edhe surpriza për njeri-tjetrin. Beqaret duhet te mos nxitohen edhe dikur dikush t'i beje për vete me një shikim. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjendja do mbetet e qëndrueshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/