24 maj 2015 – Një premtim i pambajtur nga Bashkia e Durrësit është ai i ndërtimit të WC publike në qytet. “Plazhi mbushet me fekale. Popullit as WC nuk i keni lënë”, reaguan dje të rinjtë e Durrësit, të organizuar nga përfaqësues të Forumit Demokrat. Ata vendosën kuti me pankarta pranë godinës së bashkisë, duke shënuar më tej se, “1 palmë është e barabartë me një banjë publike”.
Sipas organizatorëve të tubimit, kryebashkiaku i majtë, nuk ka lënë më vend, pasi ia ka dhënë për ndërtim firmës së tij apo miqve. Kryetari i PD-së së Durrësit, reagoi në mbrëmje, se policia shoqëroi për mbi 3 orë të rinjtë që protestuan për banjat në qytet.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”