23 maj 2015 – Në shpërndarjen e lejeve të legalizimit, kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj i ka dhënë lejen një personi, që rastësia ka bërë që ai të jetë fqinji i kryebashkiakut në largim, Lulzim Bashës. Personi në fjalë quhet Teki Doko, dhe pasi falënderoi Erionin, tha edhe diçka në drejtim të Bashës duke e cilësuar veprimin e këtij të fundit si turp i botës.
“Është turp me e thënë, se jam moshë e vjetër, dy herë i kam shkuar kryetarit Lulzim Basha dhe më ka kap prej faqesh dhe më ka thënë: Akoma s’e ke marrë? Turp i botës. Më ka kap dhe televizori. Turp i botës. Që e kam shumë afër dhe e di të gjithë historinë”, ka thënë qytetari Doko.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/