23 maj 2015 – Një çift homoseksualësh që ishin njohur përmes internetit dhe kishin nisur një lidhje së bashku, zbuluan diçka tronditëse gjatë një emisioni televiziv. Ata ishin vëllezër.
Zbulimi u bë i mundur në sajë të një testi ADN-je i zbardhur gjatë emisionit, që tregoi se Paul dhe Lee të cilit kishin qenë çift prej vitesh, në fakt ishin vëllezër nga e njëjta nënë.
E vërteta doli në dritë kur familjarë dhe miq të Lee-së njohën për herë të parë të dashurin e tij dhe vunë re ngjashmërinë mes Paul-it dhe ish-bashkëshortit të nënës së Lee, Ron.
Për ta zgjidhur këtë enigmë ata pranuan të marrin pjesë në një show televiziv që vërtetoi se ata ishin gjysmëvëllezër.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/