22 maj 2015 – Karabinierët e Montecatini Termes në rajonin e Toskanës arrestuan lacianin Bashkim Baboci, 24 vjec për vjedhje. Bashkimi kishte precedentë penalë si në Shqipëri edhe në Itali. Kundra Bashkimit në 24 shkurt 2010 ishte kryer një atentat në Lac. Në nëtntor 2012 Bashkimi ishte arrestuar në Pistoja si anëtar i një bande hajdutësh së bashku me Elvis Shafloqin, Armand Gjinin dhe Ervis Mukjan.
Arrestimi më i fundit datë 21 maj 2015 u bë, sepse Bashkimi më 9 mars 2015 kishte hyrë në banesën e një cifti pensionistësh në qytetin e Lukës dhe kishte vjedhur sende të arta dhe pak para. Pas arrestimit Bashkimi u dërgua në Burgun e Pratos.