Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka njoftuar nisjen e punimeve për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave në Njësinë Administrative Ishëm.
Projekti parashikon ndërhyrje në 12 segmente rrugore përgjatë akseve Draç–Shetaj, Lalëz–Bizë–Draç, Ishëm–Lalëz dhe Bubq–Ishëm, me synim rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e lëvizjes për banorët dhe vizitorët.
Postimi i plotë:
Kemi nisur punimet për mbrojtjen nga rrëshqitjet e dherave në
Njësinë Administrative Ishëm.
Në kuadër të këtij projekti do të ndërhyhet në 12 segmente rrugore përgjatë akseve Draç–Shetaj, Lalëz–Bizë–Draç, Ishëm–Lalëz dhe Bubq–Ishëm, me qëllim normalizimin e zonave të prekura nga rrëshqitjet dhe rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore.
Ndërhyrjet përfshijnë:
Stabilizimin e skarpatave.
Rikthimin e trupit të rrugës në gjendje funksionale.
Mbrojtjen nga rrëshqitjet e mëtejshme të dheut.
Përmirësimin e sigurisë së qarkullimit të automjeteve.
Ky investim do të sjellë më shumë siguri, akses më të mirë dhe lehtësi në lëvizje për banorët e zonës dhe vizitorët.





