21 maj 2015 – Financierët e Varezes duke pasur informacion operativ për shqiptarë, që punonin si korrierë kokaine në linjën Holandë-Itali, ndaluan një veturë në zonën e Arkores (Arcore). Makinën e ngiste një 30-vjecar shqiptar. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën 7 kile kokainë puro, të fshehura në një dopio fund midis sediljes dhe llamarinës së kabinës së veturës. Financierët i sekuestruan korrierit shqiptar edhe 4450 euro, të cilat i kishte në portofol. Në makinë, policët kapën edhe 5 celularë fringo të rinj bashkë me kartat SIM. Gjatë kontrollit të një tjetër makine të përdorur nga korrieri i kokainës u gjetën 18 000 euro kesh të dyshuara si fryt i trafikut të drogës. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Burgun e Monzas.