21 maj 2015 – Është e gjatë 170 cm, peshon 18 kilogramë dhe është pranë vdekjes.
Aktorja 37-vjeçare Rachael Farrokh, nga Kalifornia Jugut, po lutet që njerëzit ta ndihmojnë t’i shpëtojë vdekjes.
Në një video ajo shpjegon se si gjendja e saj është rënduar muajt e fundit, duke e dobësuar, duke e lënë pa frymë, dhe duke e bërë të pamundur që ajo të lëvizë vetë edhe nëpër shtëpi.
Shkaku që ajo të vuante nga anoreksia ishte humbja e papritur e vendit të punës dhe disa kujtime të dhimbshme të së kaluarës.
Ndërsa, bashkëshorti i saj Edmondson thotë që përpara luftës me anoreksinë, ajo ishte një femër e bukur, aktive dhe e shëndetshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/