21 maj 2015 –Festivali “Castro Canto” mbahet në qytezën e Castrovillarit afër Kozencës në Kalabri. Në këtë festival kënge marrin pjesë talente të reja të muzikës.
Këtë vit vendin e parë në grupmoshën mbi 18 vjeç midis 40 artistëve, e fitoi shqiptarja Sibora Lekaj. Ajo fitoi vendin e parë në sajë të votave të jurisë popullore. Sibora banon familjarisht prej vitesh në qytezën e Pollinos afër Kozencës. Duke fituar vendin e parë, Sibora fiton edhe të drejtën e pjesëmarrjes në festivalin e këngës “Notte D’amore” të Altomontes.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/