21 maj 2015 – Një 31-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte në Pogradec.

Shtetasja me iniciale A.M., ka ndërmarrë këtë akt vetëflijimi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen numër 3 në qytetin e Pogradecit, ku 31-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/