20 maj 2015 – Mungesën prej disa ditësh të 20-vjeçares Manjola Lisi familjarët e menduan për shkak të angazhimeve në shkollë. Por, studentja nga Fieri, e cila duhej të ndiqte fakultetin në Sarandë, filialin e Universitetit të Tiranës, në fakt nuk shkonte prej javësh. Sipas familjarëve që bënë denoncimin në polici, ata kanë pritur që Manjola do të bëhej vetë e gjallë, por kur kjo nuk ndodhi, i janë drejtuar policisë.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”