Pendohet pasi vrau ish-vjehrrin në Kashar
Ky është Altin Aluku, 39 vjeçari nga Kashari që 5 ditë më parë ekzekutoi me kallashnikov ish-vjehrrin Lutfi Xhaferri dhe plagosi në dorë bashkëshortën e viktimës, Naime Xhaferrin.
Në sallën e gjyqit, ai shprehu pendesë për krimin duke pretenduar se ishte i dehur në momentin e vrasjes. Ai i tha gjyqtarit të gatshëm, se në momentin e takimit me ish-vjehrrin, ky i fundit e kishte fyer. Ndërsa pak ditë para vrasjes, 39 vjeçari i tha gjykatës se Lutfi Xhaferri e kishte rrahur.
Ky pretendim u hodh poshtë nga prorkurori Genc Qana, i cili renditi në mënyrë kronologjike ngjarjen dhe provat e gjetura në vendin ku u ekzkutua Lutfi Xhaferri. Prokurori tha se dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, për shkak të prishjes së fejeses mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit Aluku.
Gjykata e Tiranës, pasi dëgjoi palët i caktoi 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Altin Aluku u arrestua mëngjesine hershëm të 18 majit në fshatin Prush, ku edhe Ishte fshehur forcave të policisë.
(ABC News)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989
Skandal në Francë, fizioterapisti i prekte lojtaret në vende intime
Protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit





