20 maj 2015 –Durrsaku Nexhat Gjoci me pseudonimin “Daja”, 56 vjeç u arrestua në kuadrin e operacionit “ 1000 e 1 net” të zhvilluar në vitin 2011.

Nexhati, anëtar i popullsisë me ngjyrë të Durrësit me precedentë penalë në Shqipëri, që para rënies së komunizmit, ishte kapo i një bande marokenësh dhe tunizianësh, që kontrollonin thuajse tërësisht shpërndarjen e drogës në La Specia. Nexhati me precedentë të shumtë penalë edhe në Itali, deri të hënën më 8 maj 2015 i kishte shpëtuar policisë, ndonëse mbi të që në 2011-n rëndonte një dënim me 52 muaj burg dhe 46 600 euro gjobë. Karabinierët pasi e identifikuan në rrugë Nexhatin e arrestuan dhe e dërguan në burgun e La Specias.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/