20 maj 2015 –Karabinierët e qytezës së Galatinës afër Leces arrestuan dy shqiptarë me precedentë penalë. Dy shqiptarët e arrestuarjanë Ervin Teodori, 27 vjeç dhe Albert Muca, 34 vjeç. Ata u arrestuan, sepse më 25 shkurt 2015, pasi kërcënuan me jetë një barist po në Galatina, e rrahën me grushta e shkelma deri sa e shtrinë për tokë në gjendje të fikti. Sherri ishte për motive xhelozie.
Pas arrestimit dy sherrxhinjtë u dërguan në burgun e Leces, në pritje të gjykimit.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/