19 maj 2015 – I dehur dhe pa patentë, një 25-vjeçar nga Durrësi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë tensioni.

Protagonisti i ngjarjes është Ermal Ahmataj, i cili u arrestua në flagrancë nga efektivët e policisë së Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Ahmataj kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.5 % dhe u kap duke drejtuar mjetin tip ‘Peugeot’ me targë DR 7345 D, i papajisur me leje drejtimi.

25-vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi’.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/