19 maj 2015 – Horoskopi ditor, 19 maj 2015
Dashi
Do kaloni shume vështirësi sot ju qe jeni ne një lidhje dhe here pas here do kërkoni ndihme nga disa familjare. Beqaret do jene gati te pranojnë një ftese qe do ju behet dhe do fillojnë menjëherë një lidhje serioze. Do e ndryshojnë me ne fund statusin. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi prandaj situata do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni me këtë sjellje.
Demi
Do jeni shume kureshtare gjate kësaj dite dhe do i kërkoni partnerit te provoni eksperienca te reja. Ai jo vetëm qe do ua plotësojë dëshirat, por do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe do ju bëjnë t'i shihni gjerat me optimizëm. Do jeni me te qete kur te shpenzoni.
Binjakët
Dialogu do jete shume i forte gjate gjithë kësaj dite për juve qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka ka për te ecur mire me atë qe keni ne krah. Beqaret do bëjnë atë qe do ju thotë zemra dhe do ndihen me ne fund mire. Do e kuptojnë me ne fund se çfarë do te thotë te jesh çift. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te mendoheni para se te shpenzoni.
Gaforrja
Do merreni me tepër me jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni shpejt edhe mosmarrëveshjet qe ju kishin dale. Beqaret do kenë një dite me te veçante se me pare dhe te mbushur plot me takime impresionuese. Shfrytëzojeni sa te mundni! Edhe për te riorganizuar financat kjo do jete një dite e begate. Do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.
Luani
Plutoni do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht sot ne jetën tuaj sentimentale. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Disa madje mund te ndihen gati edhe për te marre vendime. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe për disa kohe. Ne planin material Merkuri do ju nxite te tregoheni te arsyeshëm. Nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara.
Virgjëresha
Do ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju qe jeni ne një lidhje dhe realiteti do ju duket paksa i hidhur. Asgjë nuk do shkoje ashtu si keni dëshiruar. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Ne planin financiar do jeni kapricoze dhe te pamatur. Ka rrezik qe gjendja te ketë tronditje serioze kësaj here.
Peshorja
Dielli do e ngrohe tej mase sot jetën tuaj ne çift. Do jeni me te lirshëm për te folur edhe për disa tema delikate te cilat me pare as qe i keni prekur. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin rreziqe vetëm për ta gjetur princin e kaltër. Me mire t'i lënë gjerat te rrjedhin natyrshëm. Ne planin financiar do i rregulloni gjerat me ne fund dhe do ndiheni me te qete se me pare.
Akrepi
Here do gëzoheni e here do dëshpëroheni sot juve qe jeni ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur. Shmangni sa te mundni marrjen e vendimeve. Beqaret do fillojnë me ne fund një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Ne planin financiar do jeni shume te matur dhe nuk do kryeni shpenzime te pamenduara. Gjendja do jete e kënaqshme.
Shigjetari
Dite e begate dhe plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një komunikim te ngrohte dhe partnerin dhe gjithçka do ece si e keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do jene te paduruar dhe mund te hedhin hapa te gabuara gjate kësaj dite. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te mos nxitoheni kur te shpenzoni. Tregohuni te kujdesshëm.
Bricjapi
Planetët do jene te pozicionuar mire sot ne jetën tuaj ne çift dhe do ju drejtojnë ne rrugën e duhur. Çdo gjë do jete me e bukur se kurrë me pare. Beqaret do ja kushtojnë gjithë ditën familjareve dhe nuk do mendojnë aspak te kërkojnë dashurinë. Me financat do keni probleme serioze nëse tregoheni impulsive dhe kryeni shpenzime te pamenduara.
Ujori
Dite e këndshme edhe pse jo me emocione shume te fuqishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Merrini gjerat shtruar. Beqaret do jene me më shume fat se kurrë me pare. Jo vetëm qe do kenë takime mbresëlënëse, por mund te fillojnë edhe një lidhje te kënaqshme. Te ardhurat do përmirësohen akoma edhe me tepër fale një ndihme te konsiderueshme qe do merrni nga familjaret.
Peshqit
Rutina do e pushtoje sot jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni keq pranë partnerit. Mundohuni sa te mundni ta ndryshoni situatën sepse ne te kundërt gjerat do përkeqësohen. Beqaret do qëndrojnë vetëm me miqtë dhe nuk do kenë fat ne dashuri. Financat do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po shpenzuat kuturu do keni edhe problem.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/