18 maj 2015 – Policia e qytezës së Kasandrinos (Casandrino) afër Napolit ndaloi një makinë Fiat Punto me dy shqiptarë në të. Në makinë policët gjetën tre pako me heroinë të pastër me peshë totale 1400 gramë. Njëri prej shqiptarëve kishte në portofol 30 kartmonedha false të prerjes 20 euro. Dyshohet se kartmonedhat e falsifikuara janë të prodhimit iranian. Dy shqiptarët e moshave 44 dhe 41 vjec me precedentë penalë u arrestuan në kushtet e flagrancës. Të martën më 19 maj 2015 në një konferencë shtypi të policisë italiane priten më shumë hollësi për këtë kapje droge dhe eurosh false.
Itali, prangosen 2 shqiptarë me heroinë dhe euro false
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kryeministri Rama në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Smart City
Teuta barazon në ndeshjen miqësore ndaj skuadrës së njohur izraelite
Mitsotakis sulmon opozitën dhe Prokurorinë Europiane për hetimet: Kush do t’u kërkojë falje ministrave tanë?
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës, i plagosuri i nënshtrohet operacionit





