18 maj 2015 – Horoskopi ditor, 18 maj 2015

Dashi

Do e mbështesni fort partnerin tuaj sot ne projektet qe ai ka nisur dhe bashkëpunimi ne çift do përmirësohet. Do ndiheni me afër se kurrë me te. Beqaret do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë dhe do mbeten ende te vetmuar. Marsi do ju nxite te tregoheni te kujdesshëm me financat. Nuk do kryeni asnjë lloj shpenzime te pamenduar.

Demi

Dite e favorshme kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka ka për t'iu ecur ashtu si keni dashur gjithmonë prandaj shfrytëzojeni ne maksimum çdo sekonde. Beqaret do arrijnë atë qe dëshirojnë fale ndihmës se disa miqve. Ata do bëhen aletet me te ngushte. Gjendja e financave do stabilizohet si me magji kësaj here. Do ndiheni te gëzuar për këtë arsye.

Binjaket

Pasioni do jete i zjarrte sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shprehni pa pushim ndjenjat dhe atmosfera do jete për t'u pasur zili. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm për ta afruar pas vetes personin qe pëlqejnë. Do fillojnë menjëherë një lidhje te këndshme. Ne planin financiar do ju duhet ndihma e specialisteve për te arritur ta stabilizoni situatën.

Gaforrja

Do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa kërkesa sot ne mënyrë qe lidhja juaj te ece si duhet. Partneri do jete me moral te rene dhe do ketë nevoje për mbështetjen tuaj. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Plutoni do jete planeti qe do ua qartësojë mendimet ne planin financiar dhe do ju beje te ecni ne drejtimin e duhur.

Luani

Duhet te mbani përgjegjësi sot për çdo gjë qe do bëni sepse përndryshe mund te keni probleme serioze me partnerin. Nga ana tjetër mos mendoni se jeni perfektë dhe mos u tregoni mendjemëdhenj. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe as qe do mendojnë për dashurinë. Financat do jene shume delikate dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet me te nevojshme.

Virgjeresha

Gjerat do ecin mire sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe bëni thjesht atë qe do ndieni duke mos menduar për atë çfarë do mendojnë te tjerët. Beqaret nuk do ndihen gati te hedhin hapa te mëdha edhe pse mundësitë do jene te shumta. Çështjet e financave do mbeten ende delikate. Riorganizojini ato sa me pare sepse ne te kundërt situata mund te ndërlikohet.

Peshorja

Rutina do e pushtoje sot jetën tuaj ne çift. Here pas here do ndiheni te mërzitur dhe do bien ne melankoli. Beqaret do jene këmbëngulës dhe nuk do i ndahen dikujt derisa ta bëjnë për vete. Ne fund do ndihen te kënaqur dhe te plotësuar. Gjendja e financave do dobësohet ndjeshëm sepse nuk do tregoheni aspak te kujdesshëm me shpenzimet. Kujdes!

Akrepi

Dite shume e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ju shkoje ashtu si keni dëshiruar gjithmonë. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk përfitojnë dot nga ftesat qe do ju bëhen. Plutoni do jete planeti qe do ua kthjelloje mendimet dhe do ju nxite te tregoheni te matur me shpenzimet. Situata do përmirësohet tej mase dhe do ndiheni me mire.

Shigjetari

Fatkeqësisht asgjë nuk ka për te shkuar si keni dashur sot ne jetën tuaj ne çift. Zënkat do jene te njëpasnjëshme dhe asnjeri nuk do hape rruge aspak. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Ka mundësi qe gjerat t'iu ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Gjendja e financave do jete goxha me e mire se kohet e fundit. Do kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

Bricjapi

Shprehjani sa te mundni ndjenjat gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje dhe keni për t'u ndier sa me mire. Beqaret nuk do jene gati te pranojnë ftesat dhe te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene fantastike. Ne planin financiar do keni tronditje te mëdha dhe vetëm ndihma e familjareve mund t'iu ndihmoje te dilni nga situata.

Ujori

Atmosfera do jete shume e mire sot për te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe mbrëmja do jete shume pasionante. Beqaret me ne fund do arrije ta bëjnë për vete dike dhe do fillojnë një lidhje serioze me te. Me financat tregohuni sa me realiste qe te mundeni sepse përndryshe do futeni ne probleme goxha serioze.

Peshqit

Dite mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te bëjnë përzgjedhje për te pasur me ne fund ne krah personin e duhur. Neptuni do ju japë mundësinë te riorganizoni financat dhe te bëni disa kursime. Do ndiheni me te qete se me pare.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/