15 maj 2015 – Një grua jordaneze 36-vjeçare, pretendon se mjeku që e operoi për lindjen cezariane, gjatë operacionit ka harruar celularin e tij në barkun e saj.
Nëna e të dëmtuarës, thotë se vajza e saj Hanan Mahmoud Abdul Karim, lindi shëndetshëm, por kishte dhimbje të forta pasi u dërgua në shtëpi. Ajo u dërgua menjëherë në një spital tjetër dhe rrezet x vërtetuan se në barkun e saj kishte një objekt të paidentifikuar.
Ajo iu nënshtrua një operacioni tjetër për të hequr objektin. Megjithëse objekti nuk është bërë publik për mediet, mendohet se ka qenë një celular, shkruan "Daily Mail".
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/