14 maj 2015 – Në këtë histori vlen shprehja që jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër dhe anasjellas.

Një foshnje e sapolindur është e gjetur e gjallë pasi kishte ndenjur për tetë ditë me radhë e varrosur brenda një kutie në një gropë.

Fëmija u zbulua nga një grua që po mblidhte barna në varrezën ku ishte varrosur foshnja. Ajo dëgjoi të qarën e fëmijës dhe kështu ka mundur që ta zbulojë duke u kthyer dhe në shpëtimtaren e tij.

Prindërit e foshnjes së bashku me 3 persona të tjerë u arrestuan dhe akuzohen për vrasje, ndërsa bebja është marrë nga një qendër sociale shtetërore dhe tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja është shënuar në një zonë malore në jug të Kinës.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/