13 maj 2015 –Steve Easton, 51 vjeç nga Camberley i Britanisë së Madhe, për 44 vjet me radhë ka mbajtur një gominë në hundë.
Gjatë gjithë këtyre viteve, 51-vjeçari ka pasur probleme të forta me frymëmarrjen dhe dhimbje të forta koke, por mjekët kishin dalë në përfundimin se gjithçka ishte një problem alergjik, të njohur si alergjia nga bari.
E vërteta u zbulua vetëm para një muaji e gjysmë, kur 51-vjeçari, i bindur se kishte një mukozë të tepërt, operoi hundën dhe mjekët i hoqën gominën, e cila ishte e madhe sa një monedhë.
Por si kishte përfunduar gomina në hundën e tij?
Kur ishte i vogël, prindërit zbuluan se nga pistoleta e tij lodër, mungonte një gominë dhe për këtë e dërguan Steve-n në spital. Por, mjekët nuk zbuluan asgjë, e që atëherë i filluan edhe problemet që I morën fund vetëm pas 44 vitesh.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/