12 maj 2015 – Shkencëtarët pohojnë se kanë zbuluar fosilin (mbetjen) më të vjetër të zemrës. Është zemra e një krijese të ngjashme më gaforret, por me atë dallim se kjo krijesë ka jetuar para 520 milionë vjetësh.

Fosili, siç është përshkruar në revistën prestigjioze shkencore 'Nature Communications', ka sistemin më të vjetër kardio vaskular që është njohur deri më tani.

 “Është e çuditshme se si ka mundur të ruhet kaq mirë nje specie që nuk ekziston me miliona vjet. Fosili është i padëmtuar dhe paraqet një thesar jashtëzakonisht të çmuar për hulumtime të mëtejshme”, thonë shkencëtarët që kanë studiuar atë.

Krijesa 'Fuxianhuia protensa' ishte e gjatë rreth 11 centimetra, kishte disa palë këmbë dhe ‘shtëpizën’ në formë të karkalecave e gaforreve që i njohim sot.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/