12 maj 2015 – Jeni ndarë nga i dashuri apo e dashura dhe nuk e keni harruar ende? Pavarësisht ndjenjave tuaja, duhet të keni parasysh që tashmë ai është ish-i juaj dhe nëse keni ndërmend të futeni në muhabet, mos ia dërgo kurrë këto mesazhe.
Më ka marrë malli
Në shumicën e rasteve, ky deklarim nuk është i saktë, sepse ju i mbani mend vetëm momentet e bukura të kaluara së bashku, por jo edhe gjërat negative që ju ka bërë ai.
Mendoj për ty
Mbaje mend, sado që të jetë e vërtetë, që gjërat (në 95% të rasteve) kur përfundojnë, atëherë duhet të jenë të përfunduara përgjithmonë. Do t’i dërgosh shenjë që akoma e dashuron dhe ai këtë vërtet do ta kuptojë gabimisht.
Më vjen keq
Mos i dërgo diçka vetëm për të vazhduar kontaktet. Do të ishte më mirë që të vazhdosh përpara dhe të mos lejosh që të sillet jeta rreth tij. Nga ana tjetër, nëse ti je “fajtore” për ndarjen, atëherë kërkimi i faljes vërtet është gjë e mirë që ta përfundosh këtë tregim.
SMS vetëm me një fjalë
Duhet t’i shmangesh dërgimit të porosive vetëm një fjalë, si p.sh. “Ciao”, “Ok”, “Flm” etj. Nëse vërtet mendon se duhet t’i thuash diçka apo dëshiron që ta pyesësh për diçka, atëherë thuaja atë drejtpërdrejt.
Tekste këngësh
Është e vërtetë që nganjëherë tekstet e këngëve dinë të “godasin”, mirëpo kjo nuk është arsyeja që t’i dërgosh këngë. Ndarja mund të jetë e rëndë, por përpiqu të dalësh sa më parë nga kjo situatë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/