12 maj 2015 – Horoskopi ditor, 12 maj 2015

Dashi

Do ketë disa debate ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni ne krah. Kujdes me çdo fjale qe do thoni. Beqaret do jene te ndjeshëm ndaj çdo takime dhe ka rrezik qe te hidhen menjëherë ne krahët e dikujt. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Mundohuni sa me pare ta ndryshoni gjendjen edhe duke kërkuar ndihme nga familjaret.

Demi

Perspektivat priten te jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Kënaqësitë dhe emocionet qe do përjetoni do jete te paimagjinueshme. Beqaret do i marrin gjerat si t'iu vijnë dhe ka gjase qe shume shpejt te ndryshojnë status. Takimet do jene mbresëlënëse. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizum te të ardhurave nëse doni qe situata te stabilizohet.

Binjakët

Jupiteri do sjelle fat me shumice sot për ju qe jeni ne një lidhje. Gjithçka do e zgjidhni me qetësi dhe do jeni gjithë kohës te buzëqeshur. Beqaret do ndihen me vetëm se kurrë dhe ka rrezik te bëjnë gjera te gabuara sot. Beni edhe pak durim. Për financat do jete dite delikate. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe ne një moment mund te gjendeni përballë vështirësive te mëdha.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do influencoje sot ne jetën tuaj ne çift prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u nxitoni për asnjë dhe mësoni qe here pas here te hapni rruge. Beqaret do hidhen menjëherë ne krahët e një personi qe ju pëlqen dhe do fillojnë një lidhje me te. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat. Do mund te kryeni edhe ndonjë investim kësaj here.

Luani

Marrëdhënia juaj ne çift do jete e shkëlqyer gjate gjithë kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e thelloni me tepër lidhjen tuaj. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë qe ne orët e mesditës princin e tyre te kaltër. Do i shijoni ne maksimum momentet pranë tij. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Do mund te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Virgjëresha

Dite me e favorshme për beqaret sesa për te dashuruarit kjo e sotmja. Ata qe e kane një lidhje do vazhdojnë te kenë një dite te qete dhe pa asnjë problem, ndërsa beqaret do përjetojnë emocione te forta dhe rrahje zemra fate disa takimeve qe do realizojnë. Ne planin financiar gjerat do ecin mire. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe serish do keni para mënjanë.

Peshorja

Dite e mbushur me re kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Tregohuni shume te matur me çdo hap qe do hidhni sepse përndryshe do keni vështirësi. Beqaret do joshin pa fund, por nuk do ja dalin dot te bëjnë për vete ndonjë person. Ne planin financiar do jeni me fat dhe me te organizuar. Nuk do e lejoni veten te kryeni shpenzime te pamenduara dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Akrepi

Dite e qete dhe pa asnjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë te dashurit te zemrës, por do përtoni te provoni ndonjë eksperience te re me te. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite mbresëlënëse. Shfrytëzojeni! Financat do kenë goxha tronditje. Do shpenzoni pa fund dhe nuk do mendoni aspak për te nesërmen.

Shigjetari

Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur ashtu si duhet. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet. Beqaret duhet te mos ëndërrojnë shume sepse realiteti ka për t'iu dukur edhe me i dhimbshëm. Ne planin financiar gjerat kane për te shkuar ashtu si i keni dëshiruar. Do i kryeni shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Bricjapi

Tregohuni tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat kane për t'iu ecur si keni dashur. Kokëfortësia nuk ka për t'iu çuar askund. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen sot për takime nuk janë shume te mira. Gjendja e financave është goxha e mire, por nëse shpenzoni me sy mbyllur ato do përkeqësohen.

Ujori

Gjerat kane për t'iu ecur ashtu si keni dashur juve qe jeni ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do njihen me një person magjepsës dhe me shume vlera. Me te do fillojnë një lidhje mjaft interesante dhe emocionuese. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire për aq kohe sa ju te tregoheni te matur me shpenzimet.

Peshqit

Do keni shume komplekse sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle disa mosmarrëveshje ne jetën sentimentale. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret do dashurohen pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën qe ta kenë pranë sa me shpejt. Çështjet e financave nuk do jene aspak interesante kështu qe matuni disa here para se te kryeni shpenzime.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/