11 maj 2015 – Kjo foto që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, mund të jetë një tjetër provë që konflikti i armatosur në Kumanovë mund të jetë një sajesë e qeverisë maqedonase.
Portali “Zhurnal” ka publikuar foton ku duket një anëtar i forcave të armatosura maqedonase, i cili është shumë i ngjashëm, për të mos thënë identik, me një prej personave të arrestuar që bënin pjesë në grupin e armatosur që shkëmbeu zjarr me policinë.
Nga ana tjetër, edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka mbajtur një qëndrim kontradiktor në lidhje me ngjarjen. 14 personat e vrarë nuk janë identifikuar ende dhe akoma nuk është e qartë se çfarë janë, anëtarë të grupit të armatosur apo banorë të qytetit.
Fotoja rrit edhe më shumë dyshimet për atë që ndodhi të shtunën në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku si pasojë e konfliktit të armatosur u vranë 22 persona, 14 civilë dhe 8 policë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/