11 maj 2015 – Horoskopi ditor, 11 maj 2015

Dashi

Gjysma e parë e ditës do të jetë mjaft e vështirë, por edhe produktive në të njëjtën kohë. Në mes të një beteje do të jeni në formë të përsosur dhe kjo gjë do të lejojë të arrini sukses për të kapërcyer pengesat në studim, shërbim dhe biznes. Kjo ditë është mjaft e mirë për punën fizike dhe do të keni shanse mjaft të larta për të fituar në një konkurs sportiv.

Demi

Do të keni shanse të mira për të përparuar në çështje të ndryshme, veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me mistere ose janë të karakterit eksperimental. Kjo ditë kërkon të përfshiheni në aktivitete të ndryshme në mënyrë që të bëni përparim të dukshëm, vetëm në qoftë se nuk qëndroni në pasivitet.

Binjakët

Iniciativat tuaja personale, pavarësisht nëse do jeni të trishtuar, nuk duhet të mbajnë ndonjë premtim të zhurmshëm suksesi, për realizim të shpejtë. Bëni paqe me veten dhe gëzonoi sukseset e partnerit apo bashkëpunëtorëve tuaj dhe merrni kohë për të studiuar dobësitë e kundërshtarëve.

Gaforrja

Në punën e përditshme do të shënoni arritje të dukshme por do të bëni gabime dhe dështimet janë shumë të mundshme sot. Gjysma e parë e ditës do të jetë koha e tensionit të lartë. Mos hiqni dorë. Duke mos u bindur ndaj rregullave apo udhëzimeve, ju do të keni një shans për të riparuar dëmin nga puna aktive.

Luani

Situata juaj financiare vështirë se mund të quhet si e qëndrueshme. Mos kërkoni dikë për të fajësuar, edhe në qoftë se ata ekzistojnë, ju nuk do ti gjeni ata menjëherë. Gjykimet tuaja lidhur me çështjet materiale, janë vetëm pjesërisht të drejta dhe ju do t’iu duhet kohë për ti kuptuar gjërat nga jashtë.

Virgjëresha

Në gjysmën e parë të ditës, janë të gjitha mundësitë që të përballoni me sukses rrezikun, të shpëtoni nga borxhet ose të mbani premtimin. Në çdo ndërmarrje të rrezikshme, ju do të keni të garantuar mbështetjen e të afërmve, nëse jo materiale, atëherë do keni atë morale. Mundohuni të mos i shkatërroni gjërat me indiferencën tuaj dhe mosmirënjohjen me njerëzit që i keni afër vetes.

Peshorja

Bashkëpunimi me partnerët premton të jetë aktiv dhe efektiv. Por në stilin tuaj të ndërveprimit, do të ketë disa dobësi. Para se të vini në veprim një nga planet tuaja, mendoni nëse mund ti ndiqni të gjitha masat paralajmëruese të sigurisë dhe të dini normat dhe rregullat e ambientiet për të cilin jeni e interesuar.

Akrepi

Çështjet ligjore dhe financiare, nuk do të kenë zgjidhje të shpejtë. Mundohuni të gjeni sa më shpejtë rrugën e duhur mes rrethaave. Veproni shpejtë dhe bëni një analizë të plotë për gjërat e preferuara.

Shigjetari

Shembulli juaj personal do të jetë ngjitës tek njerëzit që ju rrethojnë dhe disa nga miqtë tuaj do të ndjekin hapat tuaj pa asnjë hezitim. Ju mund të bëheni të pazëvendësueshëm në sytë e fëmijëve tuaj, partnerit ose miqtë.

Bricjapi

Rrethanat janë mjaft të favorshme për çështjet familjare, por yjet nuk garantojnë lirinë dhe pavarësinë e plotë. Përkushtimi në punë për shkak të ngritjes në detyrë ose përpunimi i të dhënave, mund të marrë më shumë kohë nga sa keni menduar.

Ujori

Nuk do të jetë e lehtë për ju për të pasur një opinion të qartë për të ardhmen tuaj, për situatat me miqtë apo grupe të ndryshme. Bashkë me virtytet e dukshme dhe fitoret, ju do të duhet të pranoni të metat e pamohueshme dhe kufizimet e projekteve tuaja të përbashkëta.

Peshqit

Karriera e peshqve do të ecë dhe do të ngel në vend në të njëjtën kohë. Një hap përpara dhe dy mbrapa, ky është algoritmi i 11 majit. Interesat tuaja nuk mund të ndahen nga ato të partnerit dhe kjo gjë mund të bëjë që të ndiheni të vetmuar apo si të panjohur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/