9 maj 2015 – Në fund të një takimi, Silvio Berluskoni u rrëzua duke humbur ekuilibrin. Ai arriti të ngrihej me ndihmën e disa personave dhe u kthye sërish tek foltorja.

78-vjeçari u përpoq ta kalonte me batutë këtë moment të sikletshëm duke thënë: “Këtë e ka bërë e majta”.

Incidenti ndodhi në Genoa, ku ish-kryeministri po shprehte mbështetjen për kandidaturën e Giovanni Toti-t si presidenti i rajonit të Liguria-s.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/