9 maj 2015 – Lidhja e një femre me mashkullin e martuar fsheh kurthe të shumta. Këtë rol e pranojnë edhe intelektualet, edhe ato të cilat nuk e angazhojnë edhe aq trurin.

Statistikat janë të ashpra, vetëm tre për qind e meshkujve braktisin bashkëshorten për shkak të një femre tjetër.

“Telegrafi” shkruan se nëse filloni lidhjen me mashkullin e martuar, duhet t’i dini këto gjëra:

-Shpesh do të ndiheni tepër keq;

-Do të detyroheni të fshihni lotët, sepse askush nuk do të ketë dashnore të dëshpëruar, por të durueshme, argëtuese dhe seksi.

-E pra, mos keni iluzione se ai do të shkurorëzohet.

-Vërejtjet janë të shumta: harroni festat dhe pushimet, sepse ai atëherë do të jetë me gruan e tij “të parë”;

-Përgatituni të dëgjoni gënjeshtrat që ai me të është vetëm për shkak të fëmijëve, mirëpo nuk fle në të njëjtin shtrat;

-Të jeni e gatshme për jetë të fshehtë, për motele të lira dhe takime të shpejta në veturë.

-Sa më shumë që të zgjasë lidhja, gjendja juaj psikofizike do të rrezikohet edhe më shumë.

Duke pritur, shpesh kalojnë vitet më të mira, andaj femrat lejojnë t’u ikin rastet që të gjejnë mashkullin tjetër, partnerin e lirë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/